Zenun Elezaj firmos peticionin: Lufta e UÇK-së ishte për liri dhe dinjitet!

Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbrojtje të drejtësisë dhe të vërtetës historike.

Me këtë veprim, Elezaj ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme — një luftë për liri, dinjitet dhe mbijetesë të popullit të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të së vërtetës historike, duke e konsideruar këtë peticion si një zë qytetar në mbështetje të drejtësisë.

“Sot nënshkrova peticionin kombëtar në mbrojtje të drejtësisë dhe të vërtetës historike.

Lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme, një luftë për liri, dinjitet dhe mbijetesë”, shkruan Elezaj.