Xhaka e Shaqiri do të luajnë kundër Ronaldos në Kupën e Botës

Kombëtarja e Zvicrës është kualifikuar për 1/8 e finalës në Kampionatin Botëror, e cila po mbahet në Katar.

Zvicëra zuri vendin e dytë në Grupin G, pas Brazilit duke u kualifikuar tutje,

Në raundin tjetër Zvicëra e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri do të luaj kundër Portugalisë së Ronaldos.

Ndeshja do të zhvilohet me 6 dhjetor më fillim nga ora 20:00.

Kujtojmë që mbrëm Zvicëra mposhti Serbinë me rezultat 3-2 duke siguruar kualifikimin.

Golin e parë e ka shënuar futbollisti nga Gjilani, Xherdan Shaqiri./