Dëshmitarja e përlotur tregon si u mbyt 10-vjeçari kosovar në një pishinë në Durrës

Mëngjesin e së mërkurës ndodhi një tragjedi për një familje kosovare, e cila po kalonte pushimet në bregdetin shqiptar. Familja nga Prishtina sapo kishte mbërritur në kompleksin turistik që ndodhet te Shkëmbi i Kavajës për të kaluar pushimet verore.

E ndërsa familja Tërnalla po akomodohej në dhomën e hotelit, 10-vjeçari është shkëputur për t’u futur në pishinë ku dhe ka humbur jetën.

Pushimet familjare janë kthyer në tragjedi, ndërsa nuk është ende e qartë pse nuk i është dhënë ndihma në kohë nga personeli apo pushuesit e tjerë që ndodheshin në pishinë.

Fëmija është vërejtur ndërsa ndodhej në fund të pishinës dhe atëherë në ndihmë i kanë ardhur të tjerët, por ka qenë vonë.

Policia vijon hetimet për nxjerrjen e përgjegjësisë për sigurinë në pishinë.

I vetmi punonjës që ka qenë i pranishëm në çastin e ngjarjes ishte punëtori i shezlongëve, i cili ishte në ditën e parë të punës./