Werder Bremeni i shqetësuar para ndeshjes me Kolnin – Milot Rashica pëson lëndim të ri

Milot Rashica i ka shkaktuar shumë probleme Werder Bremenit me lëndimin që ka pësuar në stërvitjet e sotme.
Reprezentuesi i Kosovës është detyruar të largohet nga stërvitjet e skuadrës gjermane, pasi sërish ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së majtë.KlinaInfo

Ylli vushtrrias do të mungojë në ndeshjen ndaj Kolnit, derisa Werderi po lufton për mbijetesë në Bundesliga.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën e kësaj jave nga ora 15:30, mirëpo skuadra do të ketë edhe disa mungesa të tjera.
Theo Gebre Selassie, Kevin Vogt, Johannes Eggestein dhe Sebastian Langkamp, janë po ashtu të lënduar, pasi as sot nuk kanë mundur të stërviten.
Me gjithë këto mungesa, Werder Bremeni do të shpresojë në mrekulli ndaj Kolnit dhe në rast të humbjes, zyrtarisht bije nga liga./KlinaInfo