Vrasja në Malishevë, dorasi dyshohet se është dhëndrri i viktimave

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur sot fshatin Gullbovc të Malishevës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë pas një përleshjeje me armë zjarri.

Burime të Klina.info, bëjnë me dije se dy viktimat dyshohet se janë anëtarë të së njëjtës familje.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se dorasi dyshohet të jetë dhëndrri i viktimave, megjithatë ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës.

Njësitet policore dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa zona është rrethuar për hetime.

Rrethanat e sakta të vrasjes po vazhdojnë të hetohen, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare në orët në vijim.