Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykata merr vendim për të dyshuarin e katërt

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit të katërt, i arrestuar nën dyshimet në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, të ndodhur më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Një vendim i tillë është marrë më 6 shkurt 2022 nga gjykatësi i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu

I dyshuari i katërt për vrasjen e trefishtë, ishte arrestuar më 4 shkurt.

Ndryshe, më 10 janar 2022, njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Lajmin e kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja për informim e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti, e cila tha se dy të dyshuarve të tjerë iu ka vazhduar paraburgimi.

Ndryshe, tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor.

Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës. /BetimipërDrejtësi