Vrasësi i 16-vjeçares nga Peja jeton në Gjermani, erdhi në Kosovë para 5 ditëve

Gjatë ditës së djeshme Ramë Berisha nga Vitomirica e Pejës e ka vrarë Albesa Rudin 16 vjecare.

Ramadan Rudi ka folur për Indeksonline ku ka thënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Vëllau i saj, Bajram Rudi tha se Ramë Berisha në ora 4 e gjysmë të mëngjesit e ka marrë Albesën në shtëpi dhe më pas e ka vrarë.

Ai tregon së vrasësi jeton në Gjermani, dhe është ardhë në Kosovë para 5 ditëve.

Siç tregon vëllau i vajzës, dorasi është fjalosur me familjen e tij në Gjermani, shkaku i xhelozisë ndaj motrës së tij.