Volejbollistet e Klinës u sulmuan fizikisht nga tifozët e Malishevës, disa morën lëndime

KV.Klina mbrëmë është ndeshur me KV Malishevë, ky ishin mysafirë.

Por, e njëjta ndeshje u ndalua, pasi që KV Klina u sulmua në mënyrë fizike nha publiku.

Kështu shkruhet në postimin e KV Klinës në FB, ku thuhet se rasti po hetohet.

Ky është reagimi i KV Klinës:

Mbrëmë ishim mysafirë në qytetin e Malishevës me të cilët kishim ndeshje e cila për fat të keq u ndalu, për shkaqe totalisht të niveleve më të ulëta. Ku ne si mysafir pas marrjes se setit të tretë me rezultat 1:2, ne mënyre te pakontrollueshme filluam te sulmoheshim në mënyre fizike nga vendasit(publiku) të cilët hyne në fushë, dhe kështu shumë prej vajzave tona pësuan lendime(dhunë fizike) të cilat përfunduan edhe ne qendren klinike universitare te Kosovës, me kaq ndeshja u ndalua, duke shpresuar që të merren masa sa më adekuate, për detaje me të hollesishme janë duke u marruar organet kompetente.