Vitia nesër takim virtual me kryetarët e komunave, kërkohet heqja e orës policore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nesër do të takojnë kryetarët e komunave.

Përmes një njoftimi për media, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë me dije se mbledhja do të mbahet në orën 10:00 dhe është ftuar pas takimit të sotëm të kryetarëve të komunave, ku është kërkuar që të hiqet ora policore dhe të hapet gastronomia.

“Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja. Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve”, thuhet në njoftim.