Vetëaksident në hyrje të Klinës

Një vetëaksident ka ndodhur në hyrje të Klinës.

Para pak minutash ka ndodhur një aksident në Lagjen Perlina të Klinës, në rrugën “Sadik Rama”, raporton Klina.info

Sipas dëshmitarëve vetura ka dalë jashtë rrugës, duke përplasur shtyllat mbrojtëse.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Klina info/