VETAKSIDENT NË KLINË – LËNDOHEN KATËR PERSONA

Një mashkull dhe tri femra kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Qeskovë të Klinës.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur deri te aksidenti ka ardhë pasi që i dyshuari mashkull deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin dhe përfundon në një kanal.

Policia ka njoftuar se dy të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa dy të tjerë në Spitalin e Prishtinës.