Veseli bën homazhe te varri i Bajram Rexhepit në dyvjetorin e vdekjes

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në dyvjetorin e vdekjes te varri i Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës së lirë.

“Ish-kryeministri Bajram Rexhepi u largua herët nga kjo jetë, duke lënë pas shëmbëlltyrën e një intelektuali dhe politikani modern, që gjithë jetën punoi për ta nderuar emrin e Kosovës dhe Mitrovicës”, thuhet në një postim në faqen e PDK-së.