Mësohet si u dogjën varrezat në Grabanicë të Klinës

Një zjarr është përhapur tek varrezat në fshatin Grabanicë të Klinës, ose ndryshe varret e Uksahitëve siç edhe njihen.

Klina Info ka raportuar rreth këtij rasti ku solli pamje edhe nga vendi i ngjarjes, ku shihej vendi i djegur.

Por, në adresë të Klina Info-s ka ardhë një reagim, ku tregohet si ndodhi rasti.

Sipas këtij reagimi, thuhet se një person derisa ka qenë duke i pastru varrezat, ka grumbulluar mbeturinat të cilat i ka djegur.
Nga era e rrëmbyeshme, mbeturinat janë shpërndarë me shpejtësi dhe flaka ka përfshirë edhe varrezat.

I njëjti person i ka kërkuar falje familjarëve të cilët janë të varrosur tek këto varreza, derisa ka potencuar se ka qenë e paqëllimshme.