Vërshimet në Pejë, përmbytet lagjja Fidanishte

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, në qytetin e Pejës janë shkaktuar vërshime.

Indeksonline raporton se përveç se ka vërshime në qendër të qytetit, më saktësisht në “Korzë”, vërshime është duke pasur edhe në lagjet përreth.

Në lagjën Fidanishte, përmbytjet kanë bërë që të mos shihet fare rruga, teksa uji po vërshon si të ishte lum.