Veliu tregon pse bojkotoi adresimin e Vjosa Osmanit para deputetëve të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke mbajtur fjalimin e rregullt vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Dy partitë opozitare PDK dhe AAK nuk po marrin pjesë në fjalimin e presidentes.

Në anën tjetër, jo të gjithë deputetët e LDK-së po marrin pjesë në këtë seancë.

Deputeti i këtij subjekti, Agim Veliu ka bojkotuar fjalimin e Osmanit.

I kontaktuar nga Indeksonline ai ka thënë se arsyet janë të njohura.

“Ajo s’po e luan rolin e saj kushtetutes. Nuk po i kryen detyrat që i takojnë si presidente e vendit”, ka thënë Veliu

Se a është dashur ta bojkotojnë edhe deputetët jerë të LDK-së, ai ka thënë se secili vendos për veten e tij.

Përvec, Veliut në këtë seancë nuk po marrin pjesë edhe deputetë tjerë të LDK-së.