Vdes Zymer Fazliu, babai i dy dëshmorëve nga Gradica e Drenasit

Ka vdekur sot Zymer Fazliu, babai i dëshmorëve Asllan dhe Mehdi Fazliu nga Gradica e Drenasit.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se baca Zymer kaloi në jetën e përtejme ku të qetë e krenar pushojnë Asllani e Mehdiu si dhe vëllai Milazimi.

Varrimi i tij bëhet nesër me datën 3 gusht, në orën 17:00, në varrezat e lagjes Fazliu në Gradicë.