Vdes nga COVID-19 mjeku i njohur kosovar

Mjeku i njohur kosovar i estetikës, Nijazi Ahmeti, ka vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur miku i tij, Naim Dedushaj.

Ahmeti tashmë disa ditë ka qenë i infektuar me këtë virus.

Së fundmi atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ahmeti i cili ka qenë me profesion dermatovenerolog, ka qenë i njohur në Kosovë.
Shumë prej ftyrave publike kanë bërë ndërhyrje te ai