Vdekja e foshnjës në Spital të Pejës, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Pejë ka urdhëruar kryerjen e obduksionit për foshnjën e vdekur gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi, tha për Indeksonline se autorizimi për nisjen e hetimeve është marrë nga Prokurorja e Krimeve të Rënda.

Ai ka thënë se aktualisht nuk mund të jepen më shumë informata.

“Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, deklaroi Nikçi për Indeksonline.

Foshnja dyshohet se ka vdekur gjatë lindjes të mërkurën në Spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se babai i foshnjës dyshon se ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.