Vdekja e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin, arrestohet stomatologu Xhavit Karaxha

Leonora Sh. shkoi në një klinikë private në Malishevë për të hequr një dhëmb që po i shkaktonte dhimbje. Por askush nuk do ta besonte se vizita e saj tek klinika private do të ishte e fundit për të në jetë.

Siç raporton portali Indeksonline, stomatologu malishevas Xhavit Karaxha ishte ai që pranoi pacienten me dhimbje dhëmbi.

Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej për çka u dërgua me urgjencë në QKUK. Leonora nuk arriti të tejkalojë më të keqen dhe më pas ndërroi jetë në QKUK. Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.

Stomatologu që pranoi pacienten, Xhavit Karaxha dhe motra e tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës me akuzat për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
35 vjeçarja nga fshati Ngucat i Malishevës jetonte në Itali ndërsa la pas burrin dhe katër fëmijë.