Vazhdon kërkimi për Alush Kastratin, ekipet në terren edhe gjatë natës

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se aksioni për gjetjen e Alush Kastratit ka vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme, me ekipet që kanë qëndruar në terren duke kontrolluar zona të ndryshme në përpjekje për ta gjetur atë.

Sipas njoftimit, ekipet e angazhuara kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke zhvilluar kërkime intensive në disa lokacione.

Aksioni i kërkimit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme me përfshirjen e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe
vullnetarëve në terren.