Vazhdon edhe këtë vit projekti humanitar nga Hoxhë Blerim Musliu: bukë falas për agjëruesit dhe familjet në nevojë

Një projekt humanitar që ka nisur para 8 vitesh vazhdon edhe këtë vit me të njëjtin mision fisnik: dhurimin e bukës falas për agjëruesit dhe familjet në nevojë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Në një postim publik, Hoxha i Klinës Blerim Musliu ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke kujtuar hadithin profetik:

“Ai që e ushqen një agjërues, e ka shpërblimin e agjëruesit, pa iu munguar fare shpërblimi i agjëruesit.”

Sipas tij, ky projekt është një mundësi e mirë për lakmitarët e sevapeve, si dhe një mënyrë konkrete për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, sidomos në këtë muaj të bekuar.

Edhe këtë vit, hoxhë Musliu ftojn të gjithë besimtarët dhe bamirësit që të kontribuojnë qoftë me mjete financiare, qoftë me angazhim vullnetar për ta mbajtur gjallë këtë traditë humane që tashmë është bërë pjesë e Ramazanit në komunitet.

“Edhe këtë vit, bëhu pjesë e dhurimit të bukës falas për agjëruesit dhe nevojtarët!” – është mesazhi që përcillet.