Vazhdon dita e dytë e Festivalit “Kamping Fest” dhe Kolonisë së Piktorëve nga Polonia, nga Klina dhe gjithë Kosova.

Dita e dytë e festivalit “Kamping Fest” në komunën e Klinës po vazhdon me një atmosferë të gjallë dhe kreative. Aktivitetet e sotme përfshijnë performanca artistike, punëtori kreative dhe bashkëpunime ndërkulturore.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet kolonisë së piktorëve nga Polonia, të cilët po vazhdojnë punën e tyre në ambient të hapur, duke sjellë ngjyra dhe art në natyrën e bukur të Klinës. Pjesëmarrësit kanë mundësi të ndjekin nga afër procesin krijues dhe të bashkëbisedojnë me artistët.

Ky bashkëpunim kulturor dhe artistik mes komuniteteve po forcon lidhjet ndërkombëtare dhe po promovon artin dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.