“Vargje për fëmijërinë që nuk e gëzuan”, libri i autores Suzana Gjergji promovohet me 24 mars

78

Më 24 Mars në ora 15:00 në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë promovohet libri më i ri i shkrimtares Suzana Gjergji.

Dorëshkrimi mbanë titullin “Vargje për fëmijërinë që nuk e gëzuan”, një përmbledhje e krijimeve të fëmijëve klinas të shkruara ose të botuara nga viti 1996 deri në vitin 1999, kryesisht në periudhën e luftës 1998 -1999.