Vajza e deputetes kosovare del pozitive në Covid-19, bashkë me të edhe disa kolege në Repartin e Emergjencës

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka njoftuar se vajza e saj, Atlantida ka rezultuar pozitive në testin e bërë ndaj Covid-19.

Vajza e deputetes po punonte si vullnetare në Repartin e Emergjencës.

Bashkë me të, kanë rezultuar pozitivë edhe kolegë të tjerë të punës.

“Pas katër muaj përkushtimi e angazhimi vullnetar në vijen e parë kundër Pandemisë, si vullnetare ne Repartin e Emergjences, vjaza jonë Atlantida bashkë me disa kolegë shendetësor kan rezultuar pozitiv pas testit të fundit me COVID 19-të.

Unë, Tidës dhe shokëve e shoqeve të saj infermierë iu dëshiroj nga zemra që sa më lehtë ta përballojnë edhe këtë sfidë, në mënyrë që t’iu kthehen vendeve të tyre në betejën tashmë të njohur COVID-19 – të.
Shërim të shpejtë” shkruan Haxhiu në njoftim./

SHARE