Një situatë shqetësuese ka prekur qendrën e qytetit të Klinës, pasi bodrumi i një banese private në afërsi të Komunës ka disa javë që është mbushur nga ujërat e zeza.
Për largimin e këtyre ujërave është vendosur një gyp në qendër të qytetit, gjë që ka sjellë paknaqësi nga qytetarët dhe biznese, të njëjtit raportojnë për erë të rëndë dhe kushte të papërshtatshme jetese dhe pune.
Ata shprehen të shqetësuar për dëmet materiale dhe rrezikun shëndetësor dhe kërkojnë nga Komuna ndërhyrje urgjente dhe një zgjidhje afatgjatë për problemin./Klina info/