Tri raste të vjedhjes së rëndë në Kosovë

Tre raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Kosovë, dy prej të cilave kanë ndodhur të dielën, ndërsa një tjetër të shtunën.

Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në vende të ndryshme, dy në Prizren dhe një në Istog.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për të tri rastet janë në vazhdim.

“Prizren 08.03.2026-20:50. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse. Rasti është nën hetime.

Prizren 08.03.2026-21:15. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti është nën hetime.

Istog 07-08.03.2026-NN.Është raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur disa rrethoja të vjetra metalike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”