Tre pacientë me COVID-19 në gjendje kritike

    

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 54 pacientë të prekur nga virusi COVID-19.

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë për Telegrafin se prej tyre 3 pacientë janë në gjendje kritike.

“54 pacientë i kemi për momentin me COVID-19 në Klinikën Infektive. 11 prej tyre janë me oksigjen kurse 3 janë në repartin intensiv të klinikës sonë në gjendje shumë të rëndë, kritike”, ka thënë Krasniqi.

Mbrëmë në vendin tonë janë shënuar edhe 15 raste të reja me coronavirus duke quar në 377 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Kurse numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 63, dhe tetë persona deri më tash kanë humbur jetën të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Edhe 15 raste me COVID-19, shkon në 377 numri i të infektuarve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka vendosur masa të reja të kufizimit të lëvizjes, duke bërë kështu që qytetarët nga nesër do të lëvizin në orare të caktuara në bazë të numrit të parafundit personal.

SHARE