Tragjedi në Grabanicë: Një grua gjendet e pajetë në lumin Bistrica

Burime të KLINA Info, bëjnë me dije se Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Grabanicë të Klinës, ku një grua nga i njëjti fshat është gjetur dhe nxjerrë pa shenja jete nga lumi Bistrica.

Menjëherë në vendin e ngjarkes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore, së bashku me ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës, kanë reaguar menjëherë duke e nxjerrë trupin në breg.

Identiteti i gruas nuk është bërë ende i ditur publikisht, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për aksident, vetëvrasje apo ndonjë veprim të dyshimtë./klina info