Thaçi me akuza të rënda për Osmanin: Nëse dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte i ka drejtuar disa akuza të rënda ndaj kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Presidenti pas deklaratës së Osmanit, ka thënë se ajo ka dashur të zhvendos vëmendjen nga problemet  e veta.

Thaçi tha se “nëse dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë”.

“ Osmani më sulmoi duke dashur të zhvendosë vëmëndjen nga problemet e veta. Pas deklaratës tjetër do ta merr përgjigjen.

Sikur të isha në vendin e saj do të isha ndjersitë.

Nëse dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë”, tha ai