“Tërheqja nga institucionet”, kërcënimi shterpë i serbëve – nis mbledhja në Zveçan

Në Zveçan ka nisur takimi i përfaqësuesve serbë institucionalë dhe politikë i serbëve të Kosovës.

Nga aty paralajmërohet se do të merren vendime rreth hapave që do të merren lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, raporton Kosovo-online.

Tërheqja nga institucionet e Kosovës përmendet si opsion edhe në këtë takim. Një lëvizje e tillë nga ana e tyre ka vite që pamendet por që nuk është zbatuar.

Në këtë takim, raportohet se janë duke marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës.