I mituri në Klinë poston fotografi me armë në rrjete sociale – arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën një të mitur në Klinë, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari, pasi që ishte intervistuar nga policia, nuk e kishte dorëzuar armën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar–i mitur pasi që i njëjti ka postuar nëpër rrjete sociale foto me armë në dorë. I dyshuari pas intervistimit nuk ka dorëzuar armën e dyshuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raport.