Tentimvrasje në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinë një person ka tentuar të vrasë një tjetër me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa sipas Policisë i dyshuari gjendet në arrati.

“Klinë 16.06.2022 – 03:00. Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta vriste me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.