Sot nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të 32-tën herë për ta konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Procesi i konstituimit ka ngelur te pika e zgjedhjes së kryeparlamentarit. Për të opozita thotë se nuk voton, ndërsa VV ka deklaruar se nuk do të ndërrojnë kandidate.
Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe po vazhdon pa asnjë rezultat për shkak edhe të pamundësisë për të krijuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.