Të dyshuarit për shkaktim të aksidentit ku vdiq ushtari i KFOR-it i caktohet paraburgimi 48-orësh

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të së martës në rrugën Prishtinë-Pejë në mes të një automjeti të KFOR-it dhe një kamioni, ku mbeti i vdekur një ushtar i KFOR-it,

Sipas raportit policor, dy të lënduarit nga ky aksident po e vazhdojnë trajtimin mjekësor, derisa të dyshuarit për shkaktim të aksidentit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

“Pejë 24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.