Të dielën përkujtohet veterani i UÇK-së, Xhemë Morina

Nesër, me datë 07.12.2025, ditë e diel, shënohet 1-vjetori i ndarjes nga jeta i bashkëluftëtarit tonë të nderuar Xhemë Imer Morina.

Xhema ishte një ndër pjesëtarët e celulave të para të UÇK-së, si dhe ndër themeluesit e shtabit “LIRIA”.
Për kontributin dhe veprën e tij të madhe atdhetare, fjalët kurrë nuk mjaftojnë.

Patriot linde, Xhemë Imeri – patriot ke vdek!

Manifestimi përkujtimor do të mbahet më 07.12.2025, duke filluar nga ora 10:00 në fshatin e tij të lindjes, Sferkë.

Familja Morina mirëpret të gjithë bashkëluftëtarët, miqtë dhe dashamirët që duan ta nderojnë kujtimin e tij.