Të dielën mbahen homazhet në nderim të Komandant Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve të rënë më 14 dhjetor 1998

Organizatat e dalura nga lufta të degës së Klinës kanë njoftuar për agjendën zyrtare të aktiviteteve për nder të jetës dhe veprës së Komandant Mujë Krasniqit dhe luftëtarëve të rënë më 14 dhjetor 1998.
Sipas njoftimit, mëngjesi i 14 dhjetorit nis në Klinë:

• Ora 09:00 – Homazhe në sheshin e heroit “Mujë Krasniqi” në Klinë.
• Ora 10:00 – Homazhe dhe nderime në varrezat e Dëshmorëve në Marinë-Skenderaj për: Mujë Krasniqi, Ali Krasniqi, Beqir Gashi, Gani Zogaj dhe të gjithë heronjtë e rënë më 14 dhjetor 1998.

Në njoftim theksohet edhe aktiviteti qendror në nderim të Betejës së Përgjakshme të UÇK-së të 14 dhjetorit 1998, në malet e Pashtrikut, ku ranë dëshmorët nën udhëheqjen e komandant Mujë Krasniqit (Kapuqi).

Më 14 dhjetor 2025, në ora 10:00, pritet të mbahen homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Likenë të Hasit, Pashtrik.

Po ashtu, do të organizohet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, në Kino ABC, të dielën më 14 dhjetor, në ora 16:00.
Në fund të njoftimit, organizatat e luftës nga Klinë shprehin “Lavdi Dëshmorëve të Kombit”.