Takohen Albin Kurti e Vjosa Osmani, për këto tema u dakorduan

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një takim ndërmjet kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidates për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Ai ka treguar se çka është biseduar në këtë takim.

Njoftimi i plotë nga Kurti:

Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit.