Sulmuan policin në Pejë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar të shtunën pasi sulmuan dhe kanosën një zyrtar policor,

Rasti ka ndodhur në Pejë rreth orës 22:59. Ndërsa sipas policisë, të dyshuarit kanë qenë në gjendje të dehur.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se asnjë person nuk është lënduar.