Sot Kuvendi diskuton për mbështetjen urgjente financiare të Policisë

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme,

Në seancën që pritet të fillojë në orën 11:00 është vetëm një pikë në rendin e ditës, ku do të bëhet shqyrtimi i i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës , Abelard Tahiri, në emër të deputetëve nënshkrues.

Dokumenti përmban edhe nënshkrimet e 33 deputetëve të: Grupit Parlamentar të PDK-së, të LDK-së dhe AAK-së.

Kjo kërkesë ka ardhur pas situatës së krijuar në Banjskë, si pasojë e të cilës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Gjatë atij aksioni, u shpërfaqën mungesat që kanë policët në punën e tyre, si mospagimi i shtesave të rrezikut, mungesa e Ligjit të Sigurimit Shëndetësor dhe çështje të tjera.