Sot hapet aplikimi për subvencione për bujqit

Sot do të hapet periudha e aplikimit për subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022.

Kështu ka bërë të ditur ditë më parë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Gazeta Sinjali.

Duke ftuar fermerët që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të këtij Programi, ministri Faton Peci ka thënë se në kuadër të këtij Programi kanë adresuar rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë euro.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka thënë Peci.