I lindur më 10 nëntor të vitit 1979, Ramizi iu bashkua radhëve të UÇK-së si një nga ushtarët më të rinj të saj.
Pa iu trembur syri, i edukuar në frymë atdhetare e me vullnet të madh për të kontribuar për lirinë e atdheut Ramizi dha kontribut të çmuar gjatë luftës. Më 7 qershor të vitit 1999, ende pa i mbushur 20 vjet, Ramizi ra heroikisht në mbrojtje të atdheut e për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë.
Ne përkulemi me nderim para veprës heroike të dëshmorit të kombit Ramiz Raci e të gjithë dëshmorëve të kombit!