Sot bllokohet rruga Dollc–Gjakovë për shkak të minimit

Kompania MIRUSHA COMPANY SH.P.K. njofton se sot, më 8 maj, do të realizohet procesi i dytë i minimit në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9.1, segmenti Dollc–Gjakovë (L=31 km)”, që është duke u zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Për të garantuar sigurinë gjatë këtij operacioni, qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës që kalon nëpër fshatin Volljakë do të ndërpritet sot, duke filluar nga ora 15:00, deri në pastrimin dhe hapjen e plotë të rrugës pas minimit.

Gjithashtu, është kërkuar edhe ndërprerja e përkohshme e energjisë elektrike nga KEDS, në rrjetin e tensionit të lartë në zonën e prekur, në intervalin kohor 15:00 – 15:30, për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë e punimeve.

MIRUSHA COMPANY SH.P.K. u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë njoftimet dhe masat e vendosura për sigurinë e përgjithshme.