Sokol Bashota merr mbështetjen e banorëve të fshatit Këpuz, synon rikthimin në krye të Klinës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Këpuz, ku është pritur me përkrahje të madhe nga komuniteti lokal.

Në këtë takim, banorët i kanë shprehur besimin e tyre për rikthimin e tij në krye të komunës, duke i thënë njëzëri “po” kandidaturës së tij për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Bashota, i cili më parë ka shërbyer si kryetar i Komunës së Klinës, po synon të rikthehet në këtë detyrë me një platformë që, sipas tij, synon vazhdimin e projekteve të zhvillimit lokal, përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.