Sokol Bashota falënderon qytetarët e Klinës: Bashkë për fitoren më 9 nëntor!

Sokol Bashota, kandidat për Kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shprehu sot mirënjohje të thellë për qytetarët e Klinës për pjesëmarrjen e lartë dhe sjelljen shembullore gjatë procesit zgjedhor.

Në një postim në FB Bashota tha:
“Falënderoj dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës për pjesëmarrjen e lartë, për kulturën qytetare dhe sjelljen shembullore gjatë procesit zgjedhor. Ju dëshmuat se Klinën e karakterizon vetëdija demokratike, përgjegjësia qytetare dhe dashuria për vendin. Falënderim i veçantë shkon për votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për të gjithë ata që i besuan kandidatit tonë për kryetar, mua, Sokol Bashota. Vota juaj është vlerë, përgjegjësi dhe besim për zhvillimin, ndershmërinë dhe vizionin që PDK dhe unë përfaqësojmë.

Sot ka filluar fushata për balotazh, e cila do të përmbyllet më 9 nëntor. Kjo është dita e vendimit për të ardhmen e Klinës. Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh politike, që më 9 nëntor të dalin dhe të votojnë për mua si Kryetar të Komunës së Klinës, për një qeverisje të ndershme, të zhvillimit dhe të punës konkrete në shërbim të çdo qytetari. Bashkë mund të sjellim ndryshimin dhe progresin që Klinës i duhet.”

Deklarata e Bashotës nënvizon rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe rolin e votës si shprehje e besimit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e komunës.

Bashkë për fitoren më 9 nëntor!