Skenderaj dhe Drenica konfirmojnë fuqinë e PDK-së: Mbështetje e madhe për Isak Nezirin, numri 99

Skenderaj dhe Drenica janë zemra e PDK-së.

Kjo u dëshmua edhe një herë në tubimin e sontëm madhështor të mbajtur në Skenderaj, ku mbështetja për Bedri Hamzën dhe Isak Nezirin, kandidat me numër 99, ishte e fuqishme dhe e qartë.

“Nga Skenderaj, aty ku kam rrënjët, jehon fryma e fitores që po vjen me 28 dhjetor”, shkruan Neziri në FB.

Pjesëmarrja masive dhe atmosfera e zjarrtë treguan se Drenica vazhdon të mbetet bastioni kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës.

Drenica flet fuqishëm dhe qëndron e bashkuar, duke dëshmuar edhe një herë rolin e saj kyç në skenën politike të Kosovës.