Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!

    

Protagonizmi i saj në skenën e madhe të “Ariston” në Sanremo, u kthye në kryefjalën e mediave të huaja, e kryesisht atyre italiane. Artikuj të dedikuar, kolazhe fotosh dhe qëndrime të shprehura publikisht në media, për Alketa Vejsiun që prezantoi natën e tretë “Sanremos”, bashkë me Amadeus dhe showgirl-in Georgina Rodriguez.

“Një triumf i karrierës sime profesionale”, e konsideroi që në krye të herës Alketa, pjesëmarrjen e saj në magjinë e festivalit më të madh të muzikës italiane siç është “Sanremo” prej dekadash, ndërkohë që zbriste shkallët e teatrit “Ariston”, shkallë të cilat në fakt i konsideroi si ngjitjen drejt kulmit dhe arritjeve profesionale.

E veshur me një fustan në nuancë rozë nga Dolce&Gabbana dhe një grim të kuruar dhe në tonalitete të lehta e të pastra, Alketa nuk e fshehu për asnjë moment vlerësimin dhe emocionin që gjendej në skenën që e kish ëndërruar qysh fëmijë. Me të folurën e saj të shpejtë dhe elokuente, një cilësi që shqiptarët ja njohin, por që me sa duket i ka habitur pa fund italianët dhe gjithë kastin e artistëve dhe të ftuarve special që kishin mbushur sallën e “Ariston”, pjesëmarrja e Alketa Vejsiu jehoi në të gjitha mediat botërore, e veçanërisht ato italiane.

SHARE