Shtylla elektrike qe dy muaj në rrugë, banorët e fshatit Dresnik kërkojnë të largohet

Banorët e fshatit Dresnik të Klinës, janë shprehur të zhgënjyer nga KEDS.

Ata kanë dërguar disa fotografi ku shihet një shtyllë elektrike në tokë, në afërsi të shtëpive të banimit.

Të njëjtit kanë thënë se kjo shtyllē ka dy muaj që është në tokë, që kanë bërë kërkesë për largimin e saj, por që askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Shtylla elektrike gjendet saktësisht në rrugën “Mal Bashota”.