Dalin shëndosh e mirë të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë

Rreth 40 minatorë të ngujuar në horizontin nr. 1 të Minierës së Trepçës në Stantërg, kanë dalë shëndosh e mirë.

Minatorët kishin mbetur të ngujuar për 18 orë në minierë për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor.

Megjithatë tashmë ata janë nxjerrë jashtë.

“Lajmi i fundit është që janë nxjerrë të gjithë nga horizonti i minierës të gjithë minatorët e ngujuar. Për 18 orë ishin të ngujuar aty”, ka thënë shkurt për teve 1.info Ibrahim Jonuzi, kryetar i i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës.