Shtrenjtohen përsëri çmimet e vajit, vezëve dhe qumështit

Agjencia e Statistikave të Kosovë tek rubrika “çmimet ditore” ka treguar se çmimet e disa artikujve bazë përsëri janë shtrenjtuar. Siç ka njoftuar ASK, ndryshim të çmimet gjatë ditës së djeshme janë vrenjtur tek, vaji ushqimor, vezët dhe qumështi.

Vaji ushqimor gjatë ditës së djeshme ka qenë 2 euro e 72 cent, derisa ditë më parë është shitur më 2.58.

Kurse, vezët janë shtrenjtuar për më shumë se 10 cent. Derisa qumështi për 3 cent ka gjatë 24 orëve të fundit.

“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër, 2,72 cent, ishte 2,58. Vezë – Konson, 30 copë 3,38 ishte 3,21. Qumësht tetrapak – Vita 3.2 %, 1 lit 1,05 ishte 1/03”, ka njoftuar ASK.

Ndryshime të çmime ka pasur edhe tek disa produkte të tjera.

Javë më parë ASK po ashtu ka treguar se buka, vaji ushqimor, qumështi dhe energjia elektrike janë produktet me rritjen më të madhe të çmimeve.