Masa të rrepta në Pejë: Prani e madhe policore dhe pika kontrolli në çdo hyrje-dalje

Komuna e Pejës është në mesin e komunave të Republikës së Kosovës e cila ka hyrë në zonën e kuqe të kategorisë së rrezikut nga COVID 19.

Nga ora 19:00 e mbrëmjes ka hyrë në fuqi ora policore.

Në kudarë të zbatimit të masave antiCOVID përfshirë orën policore dhe mbylljen e qytetit, pika kontrolli policor janë vendosur në të gjitha hyrje-daljet e qytetit ndërsaqë prani e madhe policore vërehet në të gjitha rrugët tjera brenda Pejës.

Nga ana e qytetarëve ora policore po respektohet me përpikëri.

Ankesa qytetare, sa i përket situatës së re, në adresë të ‘RADIO 1’ janë paraqitur nga numër i konsiderueshëm  qytetarësh që janë me vende pune në qytete të tjera, e të cilët për shkak se kanë kaluar limitin e kufizimit kohor (orën 19:00) janë gjobitur nga ana e policisë.